Aurela Gaçe e ndezi atmosferën në sheshin 'Skënderbej'

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 14:22
Aurela Gaçe e ndezi atmosferën në sheshin 'Skënderbej'

Artistja e njohur e muzikës shqiptare Aurela Gaçe e ndezi mbrëmjen e së premtes atmosferën në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Gaçe solli për artdashësit kryeqytetas dhe jo vetëm këngë të njohura nga repertori i saj duke dhuruar spektakël dhe emocione të shumta për qytetarët e mbledhur në shesh.

Përveç  koncertit ajo paraprakisht publikoi edhe këngën "Kce me tupana" e cila po mirëpritet nga publiku.

Ne ua sjellim një pjesë nga koncerti...

(Kosova Sot Online)