Tayna: Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 08:30
Tayna: Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim

Tayna së fundi po shijon sukseset e bashkëpunimeve të saj.

Përtej muzikës, ajo flitet shumë edhe për paraqitjen e saj.

Së fundi ajo ka postuar imazhe të reja në profilin e saj të ‘Instagramit’.

Ajo ka rrëmbyer vëmendje me stilin e veçantë teksa shfaqet në një avion privat.

“Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Sa i përket projekteve muzikore, Tayna dy ditë më parë lansoi këngën e re në duet me reperin Azet.

Ky është bashkëpunimi i dyshes.

(Kosova Sot Online)