Angela Martini zbulon për herë të parë portretin e të birit

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 10:59
Angela Martini zbulon për herë të parë portretin e të birit

Angela Martini dhe bashkëkorti ti saj rumun, Dragos Savulescu, prej muajsh tashmë janë bërë prindër për herë të parë.

Djali i saj Kyree erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, por Angela ka treguar se që në momentin kur lindi e ka ndjerë lidhjen e fortë me të. Që pas lindjes së Kyree modelja ka ndarë shumë detaje me ndjekësit e saj në rrjetet sociale në lidhje me djalin e saj, por deri më tani nuk e kishte zbuluar asnjëherë portretin e tij.

Por së fundmi Angela Martini ka publikuar disa foto të familjes së saj në Instagram. “Portreti i lumturisë time”, shkruan ajo krahas fotove, ku zbulon për herë të parë portretin e të birit.

Ndërsa në seksionin e komenteve ajo zbulon se Kyree i ka sytë blu ashtu si nëna e saj.

Në detajet që ka ndarë me ndjekësit në Instagram më herët modelja ka treguar se Kyree ishte ngjizur që në vitin 2018 dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese.

“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”, ka treguar Angela.

Djali i tyre, Kyree lindi në 2 dhjetor 2021 nga një nënë zëvendësuese në Dallas të SHBA.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri”, tha Angela Martini për “Blick”. “Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë.”-tha ajo në një intervistë të dhënë më parë.

(Kosova Sot Online)