Ronela premton hitin e verës

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 11:15
Ronela premton hitin e verës

Ndërsa po shijon vëmendjen që mori nga pjesëmarrja në edicionin e këtij viti të “Eurovision”, Ronela Hajati ka vijuar punën për projektet e reja muzikore.

Këngëtarja, e cila së fundmi mori pjesë në një festival në Spanjë, ku u prit shumë mirë nga publiku spanjoll, ka zbuluar disa surpriza të reja.

Përmes një postimi në Instagram, ylli i muzikës shqiptare ka zbuluar se kënga më e re vjen me datë 20 Korrik dhe do të titullohet “Valle”.

“Ju e dini se çfarë momenti është kur Ronela është gati për të nxjerë këngën e verës! Për të kërcyer!!!”, ka shkruar Ronela krahas disa fotografive.

(Kosova Sot Online)