Mc Kresha bën gjestin e veçantë për bashkëshorten në mes të koncertit

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 12:59
Mc Kresha bën gjestin e veçantë për bashkëshorten në mes të koncertit

Sezoni i verës është pa diskutim sezoni më i artë për artistët. Përpos lançimit të projekteve të reja muzikore, kjo periudhë nënkupton më shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit. Reperi i njohur Mc Kresha është nga ata artistë që e di më së miri këtë gjë, ashtu siç e di ç'do të thotë të jesh larg njerëzve të dashur.

Mbrëmja e djeshme e gjeti reperin në koncert, por si një romantik i vërtetë nuk mund të mos i dedikonte pak minuta gruas së tij, Erzina, e cila mbrëmë festonte ditëlindjen. Krahë mikut të tij Lyrical Son, artisti i kërkoi publikut të këndonin të gjithë së bashku me ta këngën e ditëlindjes për bashkëshorten e tij. Mc Kresha ka qëndruar gjithmonë shumë hermetik kur vjen puna rreth jetës së tij personale. “Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh Kresha i ftuar në “N’maj t’gjuhës” pak javë më parë.

(Kosova Sot Online)