Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 22:07
Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo

Dua Lipa po udhëton në të gjithë botën për turneun e saj ‘Future Nostalgia’ dhe veshjet e saj po bëjnë të gjitha xhiron e rrjetit.

26 vjeçarja arriti të komentohej shumë edhe me veshjen e saj në koncertin e fundit. Po flasim për një ‘catsuit’ me shkëlqim që i dhuroi asaj shumë class dhe finesë. 

Super ylli me famë botërore publikoi disa foto në Instagram me veshjen e saj që i fiksonte fizikun e bujshëm. Dua dukej fenomenale në veshjen me rrjetë me print. Këngëtarja e shoqëroi vshjen e saj me një palë gjysmëçizme të zeza.

Flokët i kishte lënë të drejta si zakonisht ndërsa për makeup-in këtë natë kishte zgjedhur diçka natyrale me sytë me shkëlqim.

‘Catsuits’ janë super të preferuara nga yjet botërore kohët e fundit. Kim Kardashian, Ashley Roberts, Beyonce dhe Bella Hadid janë parë të veshura ‘all-in-one’ muajt e fundit dhe tani atyre iu bashkua Dua Lipa!

Këngëtarja dukej magjepsëse dhe veshjen e saj ia besoi ‘Andreadamo’. Dizajnerja italiane ka një klientelë të përbërë nga njerëz të famshëm duke përfshirë Anitta, Gabrielle Union dhe Julia Fox, kështu që Dua është në shoqëri të mirë. Kjo veshje është bërë posaçërisht për Dua, kështu që fatkeqësisht nuk është në dispozicion për t’u blerë. 

Dua u shfaq së fundmi në “Lollapalooza” që e cilësoi si një moment historik në karrierën e saj. Plot 120 mijë persona kënduan dhe kërcyen me këngëtaren me origjinë shqiptare duke i falur asaj një nga mbrëmjet më të paharrueshme. Në një reagim në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare shkruan se performanca e saj e parë në Festival ishte në 2016 dhe kishte shpresuar të rikthehej sërish. Dua shprehet krenare dhe e lumtur teksa shton se ka derdhur lot gëzimi.

Ndërkohë, këto ditë Dua pritet të vijë edhe në Kosovë për ‘Sunny Hill Festival’, që porganizohet për herë të tretë nga Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Dua po ashtu do performojë në skenë më 5 gusht. 

“Sunny Hill Festival” do mbahet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Ndërkohë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Artistët që do performojnë në Shqipëri ende nuk janë konfirmuar.

(Kosova Sot Online)