Pse u nda Rina Balaj nga i dashuri

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 18:12
Pse u nda Rina Balaj nga i dashuri

Rina Balaj konfirmoi disa javë më parë se i kishte dhënë fund lidhjes disavjeçare me reperin Sin Boy. Së fudmi, ajo ka rrëfyer për herë të parë dhe arsyen pse gjithçka përfundoi. Në një intervistë për mediat në Kosovë, këngëtarja tha se u ndanë pasi lidhja ishte bërë toksike si dhe prej distancës.

“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.” tha ajo. Kur u pyet nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, Rina tha: “Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”, duke preferuar që të mos ndajë më shumë detaje.

Image

(Kosova Sot Online)