Beatrix Ramosaj do të marrë pjesë në 'Dance With Me'

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 15:20
Beatrix Ramosaj do të marrë pjesë në 'Dance With Me'

Sonte u zhvillua puntata e parë e “Dance With Me”! Mirëpo, pak përpara përfundimit të spektaklit, moderatorja Alketa Vejsiu tha se konkurrentë të rinj do t’i bashkohen garës.

Menjëherë, Ermal Mamaqi pyeti nëse një ndër ta do të jetë edhe Beatrix Ramosaj.

Por ja përgjigjja e Alketës:

“Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “Dance With Me”, mirë se të vijë”.

Beatrix Ramosaj është një këngëtare e njohur si dhe një personazh shumë i komentuar që pas daljes nga Big Brother VIP. Gjithashtu edhe raporti i saj me Donald Veshajn u përfol shumë.

Beatrix ka pranuar në një intervistë më herët, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)