Flori Mumajesi zbulon “sekretin” e Arminës në dasmën e saj

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 14:05
Flori Mumajesi zbulon “sekretin” e Arminës në dasmën e saj

Në mesin e artistëve që interpretuan në dasmën madhështore të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës që u mbajt mbrëmë ishte dhe Flori Mumajesi.

Para se të interpretonte hitin “Me fjalë të vogla”, Flori zbuloi një sekret të tyre teksa tha se Shkëlzeni i thërret Arminës ‘topoxhixho”.

“Fjala më e vogël që ka kuptim mes jush është kur Armina mërzitet dhe i thotë ‘topoxhixho’”, tha artisti.

Në dasmën që u mbajt në Shijak morën pjesë shumë personazhe publikë krahas familjarëve të afërmve të tyre.

Armina tërhoqi vëmendjen jo vetëm me fustanet që kishte zgjedhur por dhe me atmosferën që krijoi.

Në një moment, ajo u shfaq me veshje popullore duke kërcyer dhe vallen e Tropojës. Gjithashtu edhe mamaja e saj, Mimoza Mevlani, dhuroi një spektakël të vërtetë.

Ajo mori mikrofonin dhe dhuroiu një performancë mjaft të bukur për të bijën teksa po këndonte në mes të skenës.

(Kosova Sot Online)