Publikohet “Hala” nga Era dhe Don Xhoni

  • G.G /
  • 30 September 2022 - 12:03
Publikohet “Hala” nga Era dhe Don Xhoni

Këngëtarja Era Istrefi ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon për një bashkëpunim, i cili është publikuar sot në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Për muzikën e këngës “Hala”, artistët i kanë besuar Çelik Lipas, kurse për tekstin ata janë kujdesur vetë.

Kënga është prezantuar me videoklip, të cilin e ka realizuar Entermedia.

Që nga publikimi, rreth 40 minuta më parë, “Hala” ka arritur të klikohet mbi 120 mijë herë në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=xCTI_SuE-BA&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)