Lajm i ëmbël: Këngëtari shqiptar do të bëhet baba!

  • G.G /
  • 08 October 2022 - 08:38
Lajm i ëmbël: Këngëtari shqiptar do të bëhet baba!

Këngëtari i njohur, Irkenc Hyka do të bëhet baba. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit për më shumë se ju të dy”, shkroi ai. Nuk kanë munguar aspak edhe urimet nga personazhe të shumtë VIP si Zaimina Vasjari, Getoar Selimi, Olsi Bylyku e shumë të tjerë për këngëtarin e njohur dhe partneren e tij.

Baladat e tij menjëherë kanë rrëmbyer vëmendje, duke u kthyer menjëherë në hite.

Edhe pse është prej vitesh një ndër zërat më të ëmbël dhe të dashur në botën e muzikës shqiptare, ai ka preferuar që të qëndrojë larg vëmendjes skenike.

Ndër të tjera, ai ka treguar më herët se një prej artistëve që e kanë shtyrë për t’u bërë këngëtar ka qenë reperi, Getoar Selimi.

“Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për t’u përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “O vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh?” ka qenë Getoar Selimi.

Kemi qenë në studio dhe dëgjonte demot e mia dhe thoshte “Dil këndo”. Dhe ai ka qenë një nga ‘xixat’, realisht ka qenë person frymëzues sepse ka 20-të e ca vite në treg”, është shprehur Irkenci.

(Kosova Sot Online)