Gjendja e Borës , “ia këput shpirtin” Donaldit

  • G.G /
  • 15 October 2022 - 10:47
Gjendja e Borës , “ia këput shpirtin” Donaldit

Mbrëmja e 14 tetorit shënoi natën e dytë të “Dancing With The Stars”. Dhe e merrni me mend cili ishte i “ftuari” surprizë që qëndroi në prapaskenë gjatë gjithë spektaklit?

Po, po sërish Donald Veshaj. Aktori nuk ka preferuar ta lërë vetëm as në këtë natë partneren e tij, Bora Zemanin. Madje ai është përpjekur të kuptojë edhe sakrificat e moderatores, duke qëndruar gjithë natën në majë të takave.

Pas spektaklit, Donaldi ndau një foto ku dukeshin këmbët e Borës të lënduara nga takat.

“Gjynah,”- shkroi Veshaj krahas Instastory-t.


Nuk e dimë sa vërtetë Donaldi e ka ndjerë atë dhimbje, por vajzat jemi të sigurtë që e kuptojnë më së miri.

Kujtojmë që Bora me Donaldin prej disa kohë kanë rregulluar marrëdhënien e tyre, ku për herë të parë u shfaqën haptazi për publikun në “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Që nga ky moment dyshja nuk i kanë shpëtuar syrit të publikut. Edhe mbrëmjen e parë të “Dancing With The Stars”, aktori ishte në prapaskenë për Borën, duke ndarë video të shumta në Instagram.

Ai publikoi disa story në Instagram, ku shihej Bora teksa lexonte skaletën. “Je yll”, shkruante Donaldi në videon e publikuar.

Epo mesa duket dyshja nuk rrinë dot larg njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)