Loredana hapet me ndjekësit: Nga unaza që i ka dhënë Mozzik te operacionet plastike dhe jeta luksoze

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 12:09
Loredana hapet me ndjekësit: Nga unaza që i ka dhënë Mozzik te operacionet plastike dhe jeta luksoze

Mozzik zhvilloi së fundmi si rrallë herë një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram, dhe tani është radha e Loredanës.

Reperja hapi një ‘ask me a question’ në rrjetin social, ku iu dha lirinë ndjekësve të saj ta pyesin për gjithçka. Dhe në fakt kështu ndodhi, ndjekësit nuk u kursyen aspak me pyetjet dhe Loredana aspak me përgjigjet.

Kurioziteti ishte i madh për jetën e luksit dhe bizhuteritë e shtrenjta që ajo reklamon në rrjetet sociale.

Kështu ndjekësit e pyetën Loredanën se sa është vlera e bizhuterive dhe së fundmi dhëmbëve të saj të diamantit, që iu tregoi dje fansave.

Sa kushtojnë bizhuteritë e saj? 300 mijë dollarë thotë Loredana, ndërsa për dhëmbët e saj prej diamanti ajo tregoi se vlejnë 10 mijë dollarë.

Tre fjalë që e përshkruajnë? Loredana përgjigjet: “Besnike. E drejtë. E lezetshme dhe e çmendur”

Ndërsa mes parave dhe dashurisë, Loredana i zgjodhi të dyja.

Pyetje për Mozzik? Sigursht që po.

Një ndjekës e pyeti Loredanën nëse ka marrë ndonjëherë një unazë nga Mozzik dhe Loredana u përgjigj se e ka akoma unazën e tij.

Pyetjes a ke një fëmijë apo dy, Loredana iu përgjigj duke shkruar se nuk do ta tregojë…

Një tjetër pyetje që iu drejtua Loredanës është: “A ke puthur ndonjëherë një femër?”

Loredana u përgjigj: “Më ka puthuar ajo mua.”

“A e imagjonin veten në Onlyfans?”- shkruan një tjeër ndjekës kureshtar, të cilit Loredana iu përgjigj duke shkruar: “Kurrë mos thuaj kurrë, por jo!”

Në bisedën me ndjekësit e saj Loredana zbuloi se nuk ka bërë asnjëherë asnjë operacion.

Ndjekësi pyeti: “Je penduar ndonjëherë që ke bërë një operacion?” dhe Loredana tha: “Nuk kam bërë kurrë operacion.”

Nuk kishte si të mos mungonte një pyetje rreth jetës së saj private, por përgjigja e Loredanës nuk ishte shumë e qartë.

 “Ke ndonjë marrëdhënie për momentin me dikë?”- e pyeti dikush Loredanën, e cila u përgjigj me këtë foto:

(Kosova Sot Online)