Fansat e Taynës nuk përmbahen, reperja merr surprizën më të papritur

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 13:05
Fansat e Taynës nuk përmbahen, reperja merr surprizën më të papritur

Tayna është një nga reperet më të dashura për publikun shqiptar, ku prej disa vitesh tashmë ajo sjell vetëm hite muzikore.

E nisi me këngën “Kolumbiana”, që ishte hiti i saj i parë, që e katapultoi reperen në tregun muzikor, e tashmë numëron miliona ndjekës dhe fansa kudo ku ka shqiptarë.

Së fundmi një fans i zjarrtë i saj ka bërë një veprim të papritur. Ky fans/fanse ka stampuar një foto të Taynës në xhamin e pasmë të makinës.

“Jam e vdekur duke qeshur. Faleminderit kushdo që e ka bërë këtë. Dhe bëni çfarë shkruhet aty”, shkroi Tayna bashkangjitur fotos.

Kjo nuk u ndodh shpesh artistëve shqiptarë, por me sa duket Tayna di ku t’i prekë e si ti bëjë për vete fansat dhe publikun, njëlloj siç ka bërë që në fillimet e karrierës së saj.

(Kosova Sot Online)