Kështu ushtron Rita Ora

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 21:30
Kështu ushtron Rita Ora

Rita Ora është nisur direk në palestër për ushtrime pasi që ishte prezentë në “party”-in e Jonathan Ross, teksa në palestër ajo është shfaqur pranë një “trupi të vdekur” dhe disa dekorimeve të frikshme

 

Ajo ka filluar të zë vendin e mediave të huaja për stilin e jetesës që bën, sidomos për ushtrimet e vështira që bën.

Prandaj, një ditë pas “party”-it të Jonathan Ross për Halloween nuk ishte arsyetim që ajo të merrte pushim dhe Rita Ora është parë sot që në mëngjesin e së martës në palestër duke bërë ushtrime fizike.

Këngëtarja ka pasur veshjet e linjës së saj dhe aty ka pozuar para dekorimeve të frikshme, që përfshinin një “trup të vdekur” të mbështjellur me një qese të zezë të mbeturinave dhe një person skelet në qesen e të cilit ishin fjalët “RIP”.

Image

(Kosova Sot Online)