Tayna iu 'kapet' deputetit të njohur

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 22:11
Tayna iu 'kapet' deputetit të njohur

Nicolas Bay, politikani francez i të djathtës ekstreme i cili njëherësh është deputet në Parlamentin Evropian, së fundmi ka marrë vëmendje përmes disa videove ku ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e po ashtu në tërësi Kosovën duke thënë se është Serbi.

 

Ai gjithashtu ditë më parë publikoi një postim në Instagram nga Deçani me përshkrimin: “Kosova është Serbi”.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta e një i tillë nuk mungoi as nga artistja shqiptare, Doruntina Shala – Tayna.

Reperja i kundërpërgjigjet me një postim në InstaStory duke thënë se ‘Kosova është Kosovë’, ose nëse do të ishte diçka tjetër ‘Kosova është Shqipëri’.

Postimi i plotë i Taynës:

“Kosova është Kosovë dhe nëse diçka tjetër Kosova është Shqipëri. Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta? Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta.

E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit.

Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë”

Image

(Kosova Sot Online)