Bebe Rexha e zbulon problemin shëndetësor që ka

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 16:22
Bebe Rexha e zbulon problemin shëndetësor që ka

Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.

Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.

Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.

 

 

Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore.

Bebe ndau një klip të shkurtër në TikTok për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet.”

Gjithashtu ajo postoi një foto pa filtra me rroba banje në Instagram dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.

“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”

Image

(Kosova Sot Online)