Xhensila Kënga nuk është shitur nga unë

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 11:32
Xhensila Kënga nuk është shitur nga unë

Kënga e Xhensila Myrtezajt “Ale Ale”, e cila është publikuar më herët këtë vit, është kopjuar nga këngëtarja serbe , Maya Berović, raporton "Kosova Sot Online".

Berović ka publikuar këngën e saj , e cila ka melodinë e njejtë, me titull po ashtu të njëjtë, me këngën e Xhensilës.

Për këtë ka reaguar Xhensila Myrtezaj, ku tha se kënga nuk është shitur nga ajo dhe as nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë.

“Kam pasur komente të Shumta mbi kengën “Ale Ale” e publikuar në version të gjuhës Serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij Fakti!", ka shkruar Xhensila.

(Kosova Sot Online)