Shkurte Fejza shpallet qytetare nderi e Matit

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 18:17
Shkurte Fejza shpallet qytetare nderi e Matit

Artistja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza në prag të festave të fundvitit është nderuar me titullin "Qytetare nderi e Matit", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fejza përmes llogarisë sociale në Facebook.

 

"Miq të dashur kam kënaqesinë t'ju njoftoj se jam shpallur qytetare nderi e Matit. Për Matin dhe matjanët dhe historinë e tyre të lavdishme ndër shekuj kemi dëgjuar shumë dhe jemi krenuar gjithmonë", ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Miq te dashur kam kenaqesine t'ju njoftoj se jam shpallur qytetare nderi e Matit. Per Matin dhe matjanet dhe historine e tyre te lavdishme nder shekuj kemi degjuar shume dhe jemi krenuar gjithmone.
 Por ajo qe me shume na ka lene mbresa eshte arti muzikor i kesaj treve i cilj eshte aq i pasur dhe i larmishem e qe permbush fuqishem mozaikun e kultures sone. Une jam rritur me kengen matjane dhe kam mesuar shume nga ajo por edhe e kam kenduar vazhdimisht gjate karrieres sime gati 50 vjeçare prandaj jam akoma me e lumtur dhe e privilegjuar me titullin e akorduar nga Bashkia e Burrelit qe do ta mbaj dhe ruaj me shume respekt dhe dashuri. 
Faleminderit Kryetar i Bashkise
Faleminderit Juve kuvendare dhe gjithe popullit matjan.


(Kosova Sot Online)