Lexoni edhe:
Dafina del me një porosi
Historinë tronditëse të një episodi dhune nga bashkëjetuesi i saj që nisi për shkak të një fotoje të publikuar prej saj në “Facebook”, e ka treguar brenda në shtëpinë e Big Brother Vip 2, modelja Kejvina Kthella, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dafina del me një porosiLexoni edhe:
“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma. Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.
(Kosova Sot Online)