Ja sa shfaqje pati Dua Lipa

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 16:36
Ja sa shfaqje pati Dua Lipa

Si “muzikantët më të zellshëm” të Britanisë në vitin 2022, janë vlerësuar Harry Styles dhe Dua Lipa,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Dyshja kanë ndarë vendin nr.1 në një tabelë të muzikantëve më punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Këngëtari i “As It Was”, 28 vjeç, dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeç, mbajtën nga 71 shfaqje secili në vitin 2022.

Styles dhe Lipa ishin vetëm disa koncerte përpara muzikantit veteran Sir Elton John, 75 vjeç – i cili performoi 65 herë në turneun e tij Farewell Yellow Brick Road dhe mori vendin nr.3.

Ed Sheeran doli në vendin e katërt me 63 shfaqje, ndërsa ish-bashku i grupit të Styles në One Direction, Louis Tomlinson ishte në vendin e pestë me 57 koncerte.

Legjenda e muzikës, Sir Rod Stewart, 77 vjeç, gjithashtu hyri në listë, e cila u përpilua nga firma e analistëve të muzikës amerikane, Pollstar. 26 shfaqjet e tij e vendosin atë në vendin e 14-të.

Image

(Kosova Sot Online)