Efi e vendosur: Olta Gixhari personazh negativ

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 10:54
Efi e vendosur: Olta Gixhari personazh negativ

Dy banoret e Big Brother Albania Vip, Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes, ku Efi nuk i kurseu disa komente për aktoren, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Vazhdoj të mendoj se është një personazh negativ këtu brenda”, tha Efi për Oltën.

Derisa Gixhari nga ana tjetër refuzoi ta komentonte këtë situatë.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së djeshme, Olta u shpreh se Efi do e kërkojë sërish, por ajo e ka mbyllur me të.

“E kam mbyllur unë me Efin. Efi edhe po të më kthehet prap siç m’u kthye e kam të mbyllur unë me të. Ajo po ndenji në shtëpi do të vijë një moment që do të vazhdojë prap me mua dhe unë e di shumë mirë, por unë e kam të mbyllur. Nuk kam fare interes, e di ajo,”- i tha Olta Kristit në një bisedë me të.

(Kosova Sot Online)