Kiara ankohet për Luizin: Pse s'ma ka sjellë kafen?

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 17:15
Kiara ankohet për Luizin: Pse s'ma ka sjellë kafen?

Sot në Big Brother Albanaia Vip,  dita nisi sërish me debat, kjo pasi Luizi nuk i tha “Mirëmëngjes” Kiarës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kiara i tha Maestros se të gjithë banorët kanë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por asnjëherë nuk duhet të mungojë komunikimi.

Sipas saj, Luizit i mungon komunikimi, duke shtuar se ai nuk vjen të flasë me të dhe t’i tregojë se për çfarë është mërzitur.

Kiara shtoi se ai ka dy apo tre ditë që nuk sillet më si më parë.

Nuk i sjell mëngjesin në shtrat, nuk ia bën më kafen dhe ajo mendon që ai ka fituar besimin e saj, ndaj sillet në këtë mënyrë.

(Kosova Sot Online)