Tea: Luizi më pëlqente shumë

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 14:23
Tea: Luizi më pëlqente shumë

Pëlqimin e saj për Luiz Ejllin, Tea Trifoni e pranoi se e kishte pasur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Pasi u largua nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, ajo pranoi se ka pasur pëlqim për Luizin, konkurrentin me të cilin kishte raport të mirë në fillim por jo aq të mirë në fund.

‘Më pëlqente shumë’- tha Tea.

 

Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që ‘gjëja’ të mos funksiononte.

‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.’

Kujtojmë se edhe Luizi ka bërë saktësisht të njëjtën deklaratë, shumë kohë më parë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka thënë se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, me siguri do të ishte çift me Tean. Mirëpo kjo nuk funksionoi pasi debatet e shumta mes tyre krijuan përçarje.

(Kosova Sot Online)