Ky ishte përqafimi i Luizit për Kiarën para se të largohet

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 09:54
Ky ishte përqafimi i Luizit për Kiarën para se të largohet

E eliminuara e mbrëmjes prime, ka qenë  Kiara Tito, pas 91 ditëve të qëndrimit të saj në "Big Brother Albania Vip",shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një nominim “kokë më kokë” me Oltën, Kiara ka qenë më pak favoritja e publikut për të vazhduar këtë garë.

 

Kiara në studio ndër të tjera theksoi:

“Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike.


“Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku.

“Më vjen inat që nuk jam në finale, por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”.

Largimi i Kiarës nga shtëpia, natyrisht se e ka mërzitur më së shumti partnerin e saj, Luiz Ejllin, kjo vërehet edhe në fotografi.

Image

(Kosova Sot Online)