Efi dhe Kiara nuk janë takuar akoma, kjo është arsyeja "interesante"

  • E.k /
  • 01 April 2023 - 09:48
Efi dhe Kiara nuk janë takuar akoma, kjo është arsyeja

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Efi Dhedhes, ka folur për marrëdhënien e saj me Kiarën jashtë “BBV”-së, raporton “Kosova Sot Online”.

Efi tha se natën që Kiara u eliminua i ka dhënë disa këshilla se si të përballet me komentet dhe realitetin jashtë.

Po ashtu, Efi tregoi se nuk është takuar dhe nuk ka folur akoma me Kiarën, për shkak se i ka lënë asaj hapësirën e saj që të ambientohet me jetën jashtë pas daljes nga “BBV”.

“I dhashë këshillat se si të përballet me realitetin jashtë. Nuk kemi folur Akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua m’u deshën shumë kohë që të takoja miqtë e mi”, tha Efi.

(Kosova Sot Online)