Armaldo e pranon: Luiz Ejlli e meriton fitoren

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 14:46
Armaldo e pranon: Luiz Ejlli e meriton fitoren

Armaldo Kllogjeri, i njohur për të gjithë si “Maestro” i BBV ka theksuar se ka shumë njerëz që interesohen të dinë më shumë për lojën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, por edhe marrëdhëniet me disa banorë që kanë dalë nga shtëpia e BBV, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Jam i bindur që ai ka një zemër të madhe, por për qëllimin e tij ai ka bërë lojën sikurse e ka menduar, edhe duke sharë e ofenduar, edhe duke bërë humor e batuta apo duke u martuar. Luizi është pretendenti kryesor për ta fituar Big Brotherin.

Unë e kam thënë dhe brenda, ia kam thënë dhe Luizit në sy, që unë e kam mbështetur pa interes në momentet më të vështira dhe s’ ka asgjë nëse e mbështes edhe jashtë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)