Pique 'kapet' me vëllain e Shakirës

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 17:21
Pique 'kapet' me vëllain e Shakirës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Pique është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”. Pique udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut, për të parë fëmijët e tij.

 

Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.

Image

(Kosova Sot Online)