Butrint Imeri tregon se pse është i lumtur

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 10:06
 Butrint Imeri tregon se pse është i lumtur

Këngëtari, Butrint Imeri, mbetet një prej këngëtarëve më të preferuar, e sidomos nga mosha e re, shkruan “Kosova Sot Online”.

Këngëtari është mjaft aktiv në skenën muzikore.

Para pak kohësh, Butrinti ka publikuar projektin muzikor të quajtur “Adrenalina”.

Kjo këngë është kthyer mënjëherë në hit dhe ka marrur mjaft klikime.

Butrinti ka postuar në instagramin e tij një pjesë nga kjo këngë, ku ka treguar se ndjehet i lumtur, pasi kjo këngë ka marrur deri më tani 10 milion klikime.

(Kosova Sot Online)