Si arrin Rita Ora të duket gjithmonë në formë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 22:16
Si arrin Rita Ora të duket gjithmonë në formë

Se është shumë e përkushtuar ndaj palestrës, e ka dëshmuar tashmë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krijuesja e hitit “Anyëhere” vazhdon t’ua bëjë me dije fansave thuajse çdo ditë se sa të rëndësishme janë ushtrimet dhe sa shumë duhet përkujdesje për fizikun.

 

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 16 milionë njerëz vetëm në Instagram, ka hedhur sërish disa imazhe e video duke u stërvitur.

Ajo e ka marrë prej kohësh me shumë seriozitet dhe se tashmë shquhet për format atraktive trupore.

“Mos i anashkaloni asnjëherë ushtrimet për këmbë, thanë ata”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë postimit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare po shijon suksesin e këngës së re “Praising You”.

Image

(Kosova Sot Online)