Lexoni edhe:
Bebe Rexha gati për ta lansuar një këngë në gjuhën shqipe
Para pak javëve në një intervistë Luiz Ejlli deklaroi tregoi se ka vetëm një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga ai, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bebe Rexha gati për ta lansuar një këngë në gjuhën shqipeLexoni edhe:
Për Luizin ky është një shok i vërtetë, ku i ka zbuluar dhe emrin. Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij.
Edhe pse Eni nuk do të shfaqet publikisht, Luizi na e ka prezantuar të gjithëve në mediat sociale. Ai ka darkuar së fundmi me mikun e tij dhe Kiarën dhe ka ndarë një foto nga darka në Instagram. Madje, Luizi nuk e konsideron mik por vëlla.
“Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai duke ironizuar në një mënyrë edhe shokët e tij që kanë folur në media këto muaj për to dhe duke vërtetuar se u është mirënjohës njerëzve që e kanë ndihmuar dhe mbështetur siç ai vetë ka deklaruar.
“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur s’kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë!”-shkruante ai në një status para pak kohëve.
(Kosova Sot Online)