Dua Lipa me këtë paraqitje ju lë pa mend

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 18:10
Dua Lipa me këtë paraqitje ju lë pa mend

Këngëtarja Dua Lipa përditësoi rrjetet e saj sociale mëngjesin e kësaj të mërkure me disa fotografi të reja, ku shfaqej me bikini, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “Levitating” pozoi e veshur me modelin ‘Greca’ të bikinive, e cila është pjesë e koleksionit të saj të fundit “La Vacanza”, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me markën “Versace”.

 

Pjesa është plot me kristale, ka varësen e famshme “Medusa” dhe dorezat janë zinxhirë të artë.

Bikinit në fjalë janë të disponueshme për t’u blerë në treg me një çmim prej 3000 eurosh.

Në galerinë e fotografive, artistja shfaqet duke vënë në pah linjat e saj të trupit, pranë një veture ‘Barbie’ ngjyrë rozë.

Artistja me origjinë nga Kosova ka treguar me krenari linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Përveç bikinit, Dua ka pozuar edhe me çantën “Crystal Repeat Mini Hobo”, një çantë ngjyrë rozë me kristale, e cila është pjesë e koleksionit të saj të ri dhe vlerësohet me një çmim prej 2,100 euro. 

Image
Image

(Kosova Sot Online)