Ja kush e la Luiz Ejllin pa fjalë

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 17:16
Ja kush e la Luiz Ejllin pa fjalë

Njëra nga fanset e këngëtarit dhe fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka bërë pikërisht një tatuazh si dedikim për dashurinë ndaj tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo ka zgjedhur të gdhend në trup dy nga shprehjet më të përdorura të këngëtarit përgjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme.

Fjalia “A di si m’duki ju?” dhe fjala “Çapaçula” ishin ndër më të përdoruarat nga Luizi, e të cilat edhe fansja i ka bërë tatuazh në krahun e saj.

Këtë “dedikim” nga fansja, e ka bërë vetë të ditur Luizi në një postim të fundit në InstaStory sipër të cilës ka shkruar “pa fjalë”. Kujtojmë që edhe më parë Luizi tha se ka takuar një tjetër fans që ka bërë tatuazh portretin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)