Luiz Ejlli publikon foton: Kur isha çapaçul

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 16:12
Luiz Ejlli publikon foton: Kur isha çapaçul

Luiz Ejlli vazhdon të mbetet ende një ndër personazhet më të suksesshëm të momentit edhe pas përfundimit të spektaklit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Së fundmi, këngëtari bëri një turne koncertesh në SHBA, ku performoi para mijëra fansave të tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri ku po merret me xhirimet e filmit më të ri me Olta Gixharin të titulluar “Në kuadër të dashurisë”.

 Së fundmi ai i ka ndarë për ta një foto nga fëmijëria e tij.

Në një foto bardhë e zi, Luizi shfaqet duke luajtur me top në plazh, ku krahas saj shkroi:

“Kur isha çapaçul”- duke marrë komente pozitive.

Image


(Kosova Sot Online)