Fifi dhe Young Zerka publikojnë këngën e re “Lali”

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 11:53
Fifi dhe Young Zerka publikojnë këngën e re “Lali”

Fifi dhe Young Zerka kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor, shkruan "Kosova Sot Online".

“Lali” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin u kujdes Alandy.

Videoklipi ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur nga Shqipëria, Max Production.

Artistja nga Ferizaj është kthyer në top formë pak muaj pas lindjes së fëmijës së parë.

E njëjta nisi menjëherë me përgatitjet për këngët e reja e po ashtu edhe me koncerte.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fifit.

https://youtu.be/3JhccMZ3DFk

(Kosova Sot Online )