Fifi paralajmëron këngën e re “Hajde shpirt”

  • S.A /
  • 19 July 2023 - 12:33
Fifi paralajmëron këngën e re “Hajde shpirt”

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi tashmë është rikthyer me angazhimet profesionale pas një pauze. Artistja u bë nënë për herë të parë dhe për një kohë u dedikua ndaj djalit të saj, por tani Fifi ka nisur punën për projekte të reja.

Pas suksesit me bashkëpunimin e ri me Young Zerka “Lali”, këngëtarja nga Ferizaj zbuloi se një këngë e re pritet të lansohet shumë shpejt. Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka njoftoi se kënga e re mban titullin “Hajde shpirt”.

E veshur me një kostum të zi me detaje zinxhirësh ari sipër, autorja e “Diell” dukej më në formë se kurrë më parë. “E përmbushur, “Hajde shpirt”, së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit. Ndryshe, Fifi është në lidhje me Adis Patushin, çifti u bën prindër të një djali në prill të këtij viti.

Për Adisin ky është fëmija i dytë, ai ka edhe një djalë nga martesa me modelen Adrola Dushi.

(Kosova Sot Online )