Skerdi dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “U harrua

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 12:13
Skerdi dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “U harrua

Skerdi dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë sërish për një këngë të re, transmeton "Kosova Sot Online".

“U harrua” titullohet bashkëpunimi i tyre i dytë, i cili vjen i kompletuar edhe me klip.

Ata vijnë me një paraqitje të mahnitshme, në videoklipin e xhiruar në bregdet me elemente vere.

Teksti dhe muzika janë bërë nga vet artisti me ‘beat’ nga Aspekt.

Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkaq u realizua nga Alandy.

Për videon duhet theksuar se u përkujdes Play Play Video.

Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë të lansuar një vit më parë “M’ke rrejt”.

Ky duet i tyre ka marrë miliona klikime në platformën YouTube

https://youtu.be/7X-246wjhJs

(Kosova Sot Online )