Luizi dhe Kiara bëjnë bashkë dy familjet

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 16:23
Luizi dhe Kiara bëjnë bashkë dy familjet

Luizi dhe Kiara janë kryeqendra e vëmendjes që pas daljes së tyre nga “BBV”. Shkak i atyre, gjatë kësaj kohe shumë në media janë përfolur edhe familjet e tyre dhe marrëdhënia që ata kanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çifti nuk ngurojnë të postojnë foto së bashku, teksa së fundmi janë parë edhe nën shoqërinë e nënës së këngëtarit, e po ashtu kjo e fundit është fotografuar me nënën e Kiarës.

 

Sot, Luizi ka postuar një foto ku shfaqet në darkë me dy familjet, atë të Kiarës dhe atë të tijën.

“Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”- shkruan Luizi krah fotos, që tregon se gjërat mes dy familjeve janë më mirë se kurrë.

Image

(Kosova Sot Online)