A është ky i dashuri i ri i Bebe Rexhës?

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 11:17
A është ky i dashuri i ri i Bebe Rexhës?

Je shëndoshur shumë! Ky ishte “preteksti” i të dashurit të Bebe Rexhës për t’u ndarë nga ajo. Ky ka qenë lajmi që ka qarkulluar më së shumti së fundmi, por tashmë duket se Bebe e ka hedhur pas krahëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Si pasojë e turneut të saj, artistja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani.

E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment shihet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa e ka kapur për krahu.

Është shumë herët të themi se me doemos ai është partneri i saj, mirëpo ky detaj ka tërhequr vëmendjen e fansave të Bebes në internet.

Image

(Kosova Sot Online)