A janë ende shokë Luizi dhe Armaldo?

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 16:25
A janë ende shokë Luizi dhe Armaldo?

Raporti i tyre u prish brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe nuk u rregullua më as jashtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Luizi dhe Maestro, Armaldo Kllogjeri, nuk janë shokë, tashmë s’janë as “armiq të përbetuar” si në lojë.

 

Thjesht po injorojnë ekzistencën e njëri-tjetrit, megjithëse njerëzit vazhdojnë të flasin për ta.

Armaldo është pyetur pse vazhdon ta “përndjekë” çështja me Luizin, mos vallë po i bën konkurrencë në muzikë?

“Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.

(Kosova Sot Online)