Ja kënd e puthi në buzë Bebe Rexha

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 14:27
Ja kënd e puthi në buzë Bebe Rexha

Bebe Rexha ka përformuar në festivalin e famshëm brazilian, “The Town” dhe një moment, iu bashkua këngëtarja Luisa Sonza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vajzat performuan së bashku dhe në fund shkëmbyen puthje në buzë, moment që shpërtheu nga ovacionet e publikut.

 

Kujtojmë se kohë më parë Bebe ka folur për orientimin e saj duke pranuar se ka dalur si me djem ashtu edhe me vajza.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese”, rrëfeu ajo asokohe.

Image


(Kosova Sot Online)