Kush e puthi Rita Oren në Venecia?

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 19:18
Kush e puthi Rita Oren në Venecia?

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi janë parë duke shpërfaqur dashurinë e tyre, teksa i dhuronin njëri-tjetrit një puthje të zjarrtë gjatë një shëtitje me varkë në Venecia, 

Këngëtarja dhe regjisori i filmave të ”Marvel” u nisën nga hoteli luksoz San Clemente gjatë rrugës për në provat e koncertit të organizuar nga amFAR (Fondacionit Amerikan për Kërkimet e AIDS-it), në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.

Image

Waititi ndodhet në Venecia në mbështetje të Orës, e cila do të performojë në eventin bamirës të amFAR.

Festivali i Venecias, i organizuar nga La Biennale di Venezia dhe i mbikëqyrur nga drejtori Alberto Barbera, dhe zhvillohet nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023, në Venice Lido.

(Kosova Sot Online)