Kush po e sulmon Luiz Ejllin?

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 15:40
Kush po e sulmon Luiz Ejllin?

Luiz Ejlli nuk po gjen rehati me llogarinë e tij në Instagram! Ashtu sikur ishte brenda shtëpisë dhe llogaria e tij e Instagramit synohej jashtë nga të gjithë, po ndodh edhe tani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas verifikimit me shumë mund të adresës që vetë këngëtari përdor tani, papritur shigjeta e tij blu e verifikimit u zhduk.

 

Kështu, account-i i Luizit është sërish në rrezik, mirëpo nuk do ta paguajë vetëm këngëtari por edhe fanpage-t e tij.

Faqet e hapura nga fansat e Luizit kanë filluar të sulmohen vazhdimisht dhe më e madhja prej tyre është mbyllur së fundmi, gjë që ia ka sjellë atij në majë të hundës.

Ai ka bërë edhe një krahasim me periudhën e “BBV”, kur asokohe s’kishin ç’i bënin Luizit dhe sulmonin Kiarën. Kësaj here, s’kanë ç’i bëjnë atij dhe sulmojnë fanpage-t.

“Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big.”- ka shkruar Luizi.

(Kosova Sot Online)