Ronela në krahët e aktorit të famshëm latin

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 20:50
Ronela në krahët e aktorit të famshëm latin

Ronela Hajati duket se vazhdon të na surprizojë me postimet e saj dita ditës! Së fundmi, artistja ka bërë publike një foto me William Levy-n, aktorin e njohur spanjoll që padyshim shumë shqiptarë e njohin prej telenovelave më popullore të Spanjës apo Meksikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ronela ka rastisur në të njejtin event me Levy-n, i organizuar nga revista spanjolle “Gqspain”, ku pjesëmarrës kanë qenë dhe yje të tjerë të kinematografisë botërore.

Ajo kishte veshur pantallona dhe bluze të bardhë, që kishte detaje të zeza tek mëngët, teksa në qafë mbante një fjongo të zezë.

Image

(Kosova Sot Online)