Kiara Tito del me paralajmërim

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 09:49
Kiara Tito del me paralajmërim

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është kthyer në një nga personazhet më të ndjekur, pas pjesmarrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Padyshim që impakt kishte edhe lidhja me Luizin brenda shtëpisë, e cila u finalizua me një dasmë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, së fundmi në rrjet po qarkullon se Kiara është shtatzënë, e madje disa faqe në media sociale kanë shkuar edhe më tej duke pretenduar se Kiara ka komunikuar me ta dhe zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Por, për këto lajme të rreme, moderatorja ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo tha se këto postimet janë të montuara dhe aspak të vërteta, teksa tutja tha se nëse një gjë e tillë nuk ndalet do të detyrohet të ndërmarr hapa ligjor.

“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore!”

Image

(Kosova Sot Online)