Era Istrefi e arrin edhe këtë rekord

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 12:13
Era Istrefi e arrin edhe këtë rekord

“Bonbon” titullohet kënga që i dha jehonë ndërkombëtare këngëtares Era Istrefi. Shtatë vjet pas publikimit, kënga ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube,. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.

“Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.

Pas hitit, Era pati depërtuar në arenën ndërkombëtare duke arritur deri te performanca në Kupën e Botës të vitit 2018.

Pas kësaj, Era u largua përkohësisht nga skena muzikore për t’u kthyer me disa këngë të reja së fundmi.

(Kosova Sot Online)