Luiz Ejlli në 'Festivalin e Këngës' garon për 'Eurovision'

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 15:40
Luiz Ejlli në 'Festivalin e Këngës' garon për 'Eurovision'

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deri më tani, janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

 

Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.

Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show.

Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Image

(Kosova Sot Online)