Ja kujt i blen Jori byrek!

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 13:22
Ja kujt i blen Jori byrek!

Fred De Palma dhe Jori Delli janë një nga çiftet më të rinj të cilët kanë tërhequr shumë vëmendje bashkë. Modelja dhe reperi italian po e shijojnë dashurinë e tyre hapur, teksa momentalisht ndodhen në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Së fundmi Jori e ka bërë të dashurin e saj italian të provojë byrekët e Lushnjes dhe nga reagimi duhet të themi se i kanë pëlqyer shumë.

Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak muaj më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.


Më pas, reperi pranoi para të gjithëve se e dashura e tij është shqiptare, duke konfirmuar lajmet. E që nga ajo ditë, dyshja nuk kanë ndaluar me postimet për njëri-tjetrin.

Image

(Kosova Sot Online)