Truproja i Shakirës e shtyn me forcë fansin e saj

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 14:55
Truproja i Shakirës  e shtyn me forcë fansin e saj

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së fundmi është përballur me një incident në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latinë 2023”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë artistja e cila teksa po dilte nga makina, në një moment një fans e ka përshëndetur dhe i ka kërkuar për të bërë një foto me të, por truproja i Shakirës e ka shtyrë atë më dhunë.

Fansat e revoltuar nga kjo situatë kanë shprehur pakënaqësitë që kanë ndaj këngëtares duke thënë që kjo e fundit mund të ndërhynte për ta shmangur këtë situatë të pakëndshme.

 

(Kosova Sot Online)