Dua Lipa bën këtë veprim që askush nuk e priste

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 18:11
Dua Lipa bën këtë veprim që askush nuk e priste

Dua Lipa ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami. Brenda natës 1,500 fotografi u fshinë madje ajo ndryshoi edhe foton e saj të profilit nga kopertina e albumit Future Nostalgia në një imazh blu kaleidoskopik të paparë kurrë më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Veprimi i papritur nuk ka ende një shpjegim nga ylli i muzikës, por thuhet se ajo po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.

Në gusht të këtij viti, Dua njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të bëhet publik në vitin 2024. 28 vjeçarja ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.

Image

(Kosova Sot Online)